‘Mbi 40 milionë euro nga buxheti për mbrojtjen e liderëve të UÇK-së’, Gërvalla i rikthen shifrat që i lexoi dje
27 shtator 2026
| 14:38
Ministrja e Drejtësisë (MD), Donika Gërvalla, ka ndarë një video nga paraqitja e saj e djeshme, ku ka folur edhe për shpenzimet që lidhen me mbrojtjen e katërshes së UÇK-së.
Në paraqitjen e saj para medieve, Gërvalla ka thënë se “deri në shtator 2026 nga buxheti i Republikës së Kosovës janë paguar 40 milionë e 611 mijë e 855 euro, për mbrojtjen dhe obligimet e tjera që lidhen me zbatimin e këtij mekanizmi”.
Më tutje, ajo ka shtuar se MD-ja nuk ka detyrime të papaguara ndaj avokatëve dhe përfituesve të tjerë.



