Edhe shqiptarët në Itali në këmbë për liderët e UÇK-së
27 shtator 2026
| 15:34
Protesta e planifikuar në Treviso, në Piazza delle Istituzioni, ka nisur në orën 14:30 dhe është planifikuar të zgjasë deri në orën 18:00.
Si në Kosovë, ashtu edhe në Evropë e jashtë saj, shqiptarët janë mbledhur në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Përveç kësaj, sot janë mbajtur protesta për të njëjtën çështje në Londër, Oslo, Graz, Gjenevë dhe Shkup.



