Si duhet mbrojtur lufta e UÇK-së

27 shtator 2026 | 21:00

Shkruan: Astrit Gashi 

Sot, në kryeqytetin shpirtëror të shqiptarëve, u ngritëm për të kundërshtuar vendimin e një gjykate me frymë e metoda fashiste!

Sot, nesër dhe kudo ku do që të jemi, do të qëndrojmë në mbrojtje të luftës sonë të drejtë çlirimtare në të gjitha trojet etnike!

Por, le të jemi të sinqertë së kjo formë proteste me tubime nuk po funksionon më për të sensibilizuar opinion nderkombtar!

U bëj thirrje publike të gjitha subjekteve politike shqiptare që të ndryshojnë menjëherë strategjinë e reagimit dhe të kalojnë në veprime konkrete:

Të çmaskohet personalisht kryetarja Ekaterina Trendafilova dhe prokurorët e gjyqtarët e këtij procesi fashizoid!

Të financohet e zhvillohet një fushatë agresive informative në gjigantët mediatikë botërorë CNN, BBC, Euronews duke paraqitur fakte të pakontestueshme se si ky proces bazohet në “dosjet” e kurdisura të regjimit gjenocidal të Serbisë.

Ambasadat e Kosovës në mbarë botën të alarmojnë qeveritë e shteteve tona mike për këtë proces të montuar politik.

Kuvendi i Kosovës të nxjerrë pa vonesë një Rezolutë zyrtare kundër kësaj gjykate!
Në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë shqiptarët nuk duhet ta pranojnë këtë verdikt skandaloz!

Prokuroria e Kosovës të veprojë urgjent me të gjithë ata gjakëprishur që abuzojnë më tre shkronjat e arta. Para se populli të reagojë!

Veprimi duhet të zhvendoset aty ku merren vendimet. Protesta masive në Nju-Jork, Bruksel dhe veçanërisht para Këshillit të Evropës në Strazburg që është shtepia e krimit me heshtjen e financimin e kesaj gjykate fashiste u shndërrua në vatrën që ushqeu këtë padrejtësi ndaj çlirimtarëve tanë!

Jo në emrin e popullit shqiptar

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Përshkallëzohen tensionet mes Berlinit dhe Moskës, Lavrov i përgjigjet ashpër…