Nata e 12-të e protestës në Prishtinë kundër aktgjykimit në Hagë

27 shtator 2026 | 21:17

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë ka nisur nata e 12-të e protestës kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.

Tubimi, i paralajmëruar për orën 21:00, vazhdon nën moton “Jo në emrin tim”. Organizatori Çlirim Haziri u kishte bërë thirrje qytetarëve të merrnin pjesë edhe këtë mbrëmje.

Protestat po mbahen që pas vendimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim. Përmes tubimeve të përnatshme, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ferit Hoxha, ministër i Punëve të Jashtme, çon përpara idenë…