Kurti publikon videon nga vizita në SHBA: “Në fokus drejtësia, siguria dhe e ardhmja euro-atlantike”
27 shtator 2026
| 21:34
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një përmbledhje të vizitës së tij në SHBA gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Ai tha se gjatë takimeve me liderë, zyrtarë të lartë dhe drejtues të institucioneve ndërkombëtare janë diskutuar çështje të rëndësishme për Kosovën.
Kurti përmendi aktgjykimin në Hagë, personat e zhdukur gjatë luftës, përfshirjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në delegacionin shtetëror, si dhe temat e ekonomisë, sigurisë, mbrojtjes dhe integrimit euro-atlantik.
Ai veçoi gjithashtu takimet me mërgatën shqiptare në New York.



