Behrami: Pas deklaratës, tani urgjent të ndryshohet Ligji për Specialen
28 shtator 2026
| 13:27
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kërkuar që urgjentisht të miratohet ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Ai ka thënë se pas miratimit të deklaratës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara, Qeveria duhet të sjellë urgjentisht ndryshimin e këtij ligji.
“Ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale është prova e unitetit të vërtetë. Miratimi i deklaratës me unanimitet të partive shqiptare dhe jo-serbe për krerët e UÇK-së është e rëndësishme! Por, tani urgjentisht, Qeveria e Kosovës duhet të sjellë ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. Vetëm këto ndryshime mund ta rivendosin drejtësinë në Hagë”, ka shkruar Behrami në “Facebook”.



