Tahiri: Qeveria s’ka arsye të vonohet, të sillet me urgjencë ndryshimi i Ligjit për Specialen
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar që sa më shpejt Qeveria e Kosovës ta sjellë në Kuvend ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë.
Ai ka thënë se Qeveria duhet të veprojë me përgjegjshmëri dhe këto veprime t’i bëjë pa asnjë vonesë, pasi, sipas tij, nuk ka asnjë arsye që kjo të mos bëhet brenda pak ditësh.
“Kuvendi e ka kryer punën e vet, tash përgjegjësia është e Qeverisë. Ligji tash është në Qeveri dhe shfrytëzoj rastin që ta trajtojë Ligjin me përgjegjshmëri dhe me urgjencë dhe ky vullnet që është dëshmuar sot, të argumentohet edhe me votë për Ligjin. Nuk ka asnjë arsye që të votohet dhe presim që Qeveria ta bëjë punën e vet sot, dhe nesër, ose pasnesër ta sjellë Ligjin në Kuvend”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se votimi i deklaratës për Specialen është shumë i rëndësishëm dhe se në këtë formë është shprehur revolta kundër, siç e ka cilësuar ai, padrejtësisë në Hagë. /EO



