Edita Tahiri: Kosova di të marrë veten në kohë të rënda
28 shtator 2026
| 15:32
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës ka miratuar deklaratën kundër aktgjykimit për dënimin e krerëve të UÇK-së.
Ajo ka thënë se Kosova ka ditur të marrë veten në kohë të rënda.
“Kosova di të marrë veten në kohë të rënda. Kuvendi sot foli me një gjuhë pajtimi duke miratuar Deklaratën, duke lidhur tri çështje: trashëgiminë e luftës, drejtësinë për viktimat dhe të drejtën e të dënuarve për gjykim të drejtë. ‘E vërteta e luftës çlirimtare, drejtësia për viktimat dhe familjet e tyre dhe e drejta e të dënuarve për një gjykim të drejtë i përkasin së njëjtës Republikë.’ Kuvendi merr zotim institucional për këto tri shtylla: ‘Kuvendi do t’i mbrojë të trija pa kompromis’”, ka shkruar ajo në “Facebook”.



