Djali i Jakup Krasniqit: Pa u votuar Ligji për Gjykatën Speciale, nuk është bërë asgjë konkrete

28 shtator 2026 | 15:35

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka reaguar pas deklaratës së miratuar sot në Kuvendin e Kosovës lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale.

Deputeti i PDK-së ka vlerësuar se kjo është një nismë e mirë.

Megjithatë, Krasniqi ka shkruar në “Facebook” se pa u votuar projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, nuk është bërë asgjë konkrete.

“Deklarata e votuar sot në Kuvend është një nismë e mirë, por pa u votuar ligji për Gjykatën Speciale, nuk është bërë asgjë konkrete. UÇK-ja mbrohet me veprime konkrete dhe me vendime që e mbrojnë luftën e saj të drejtë dhe vlerat e saj. Qytetarët e Kosovës e dinë dhe e kanë ditur gjithmonë se UÇK-ja ka bërë një luftë të drejtë për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pasi Kuvendi i…