Deputeti Shabani: Vendimi i Hagës për boshnjakët e Kosovës është i papranueshëm
Deputeti boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Bahrim Shabani, ka deklaruar se aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së është i papranueshëm.
“Shpreh respektin tim më të thellë për ta dhe për të gjithë ata që kanë luftuar për lirinë e vendit tonë. Vendimi i Hagës për ne është i papranueshëm”, ka thënë Shabani në seancën e Kuvendit.
Ai është shprehur me shpresën se kjo çështje do të përfundojë me lirimin e ish-krerëve të UÇK-së dhe kthimin e tyre pranë familjeve.
Shabani ka folur edhe për rëndësinë e ruajtjes së identitetit, gjuhës dhe traditës së komunitetit boshnjak në Kosovë, ndërsa ka theksuar se 28 shtatori është një ditë për të kujtuar këto vlera.
Ai ka përshëndetur edhe vendimin e Kosovës për heqjen e vizave për qytetarët e Bosnjës e Hercegovinës dhe u ka bërë thirrje institucioneve të Bosnjës që të ndërmarrin një hap të ngjashëm për qytetarët e Kosovës.
Në fund të fjalimit, Shabani ka uruar komunitetin boshnjak për 28 Shtatorin – Ditën e Boshnjakëve



