Behrami: Kushdo që i ka premtuar Speciales se ligji nuk do të ndryshojë, do ta dënojë historia

29 shtator 2026 | 15:57

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka thënë se shtetet perëndimore nuk duken të shqetësuara nga nisma për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në një postim në “Facebook”, Behrami ka ngritur pyetjen nëse dikush u ka premtuar këtyre shteteve se ndryshimi i ligjit nuk do të bëhet.

“Është e çuditshme se si shtetet perëndimore fare nuk janë të shqetësuara me nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. A thua pse? A ju ka premtuar dikush se kjo punë nuk do të bëhet? Pse po ndodhin vonesat? Kushdo që i ka premtuar Gjykatës Speciale se kjo punë nuk bëhet, historia do ta dënojë. Qeveria, urgjentisht, duhet ta sjellë Ligjin në Kuvend”, ka shkruar Behrami.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka deklaruar se nëse pozita…