‘Aktgjykimi duhet korrigjuar’, Rrustemi: Për mua përmirësim është të shpallen të pafajshëm

29 shtator 2026 | 16:06

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka shpjeguar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të “ndryshohet dhe korrigjohet”.

Kurti e kishte bërë këtë deklaratë më 16 shtator, pas shpalljes së aktgjykimit dënues ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Për korrigjimin e vendimit, Kurti ka folur edhe në disa takime në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Rrustemi ka thënë se termi “korrigjim” mund të nënkuptojë edhe kthimin e çështjes në pikën zero dhe rrëzimin e akuzave.

“Kurti ka dhënë dhjetëra deklarata nga SHBA-ja dhe ju po e thoni vetëm një pjesë të fjalisë të një pjese të deklaratës. E ka thënë në disa kontekste. Kurti ka thënë që vendimi është i padrejtë, që është i papranueshëm, që kërkohet strategji. Nga atje ka thënë se do të ofrojmë strategji shtetërore për t’u përballë me këtë vendim, ka thënë që do të mobilizohemi në shkallën e dytë”, ka deklaruar Rrustemi.

Sipas tij, korrigjimi mund të nënkuptojë edhe kthimin e çështjes në pikën zero, ndërsa ka theksuar se për të, përmirësimi i aktgjykimit do të ishte shpallja e pafajësisë.

“Korrektimi është edhe me kthye në pikën zero. Po flasim për thellësinë e korrigjimit. Për mua përmirësim është me u shpallë të pafajshëm, me ra ato akuza dhe që me u kthye të lirë”, ka thënë Rrustemi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel,…