Flick shpallet trajneri i muajit në La Liga

29 shtator 2026 | 16:22

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është zgjedhur trajneri më i mirë i muajit shtator në La Liga, pas një ecurie pozitive me skuadrën katalanase.

Nën drejtimin e teknikut gjerman, Barcelona ka treguar stabilitet dhe formë të lartë në elitën e futbollit spanjoll, duke i përmbyllur katër ndeshjet e zhvilluara gjatë këtij muaji pa humbje.

Përveç pikëve të grumbulluara, skuadra katalanase ka shfaqur efikasitet të lartë para portës kundërshtare, duke realizuar 19 gola dhe duke pësuar vetëm pesë.

Rezultatet dhe loja sulmuese e Barcelonës nën drejtimin e Flickut kanë bërë që ai të shpallet trajneri më i mirë i muajit shtator në La Liga.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Premierliga është gara vendore më e pasur në futbollin botëror…