Fabregas me klauzolë speciale: Vetëm tri klube mund ta marrin nga Como
Cesc Fabregas po vazhdon të shkëlqejë në stolin e Comos, me klubin italian që ka arritur një sukses historik dhe është kualifikuar në Ligën e Kampionëve.
Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, kontrata e spanjollit përmban një klauzolë të veçantë, që i lejon atij të largohet nga Como për një shumë simbolike nëse merr ofertë nga Barcelona, Arsenali ose Chelsea.
Asnjë klub tjetër nuk e ka këtë privilegj, ndërsa zgjedhja e këtyre tri skuadrave lidhet me të kaluarën e Fabregasit si futbollist.
Di Marzio ka raportuar se Fabregas nuk dëshiron të largohet me çdo kusht nga Como dhe se më herët ka refuzuar interesimin e Interit, Romës dhe Bayer Leverkusenit.
Aktualisht, ai mbetet i fokusuar te Como, ku përveç rolit të trajnerit është edhe bashkëpronar i klubit.



