Ali Ahmeti në Prishtinë, takon Gjinin e Hamzën: Në fokus zhvillimet politike dhe procesi në Hagë

29 shtator 2026 | 20:09

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot në Prishtinë takime me kryetarin e AAK-së, Ardian Gjini, dhe kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.

Gjatë takimit me Gjinin në selinë e AAK-së, dy liderët diskutuan për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë te situata pas zhvillimeve në Hagë.

Gjini vlerësoi lart kontributin e Ahmetit në proceset nëpër të cilat kanë kaluar shqiptarët në Ballkan që nga vitet ’90, si dhe rolin e tij në forcimin e faktorit politik shqiptar në rajon.

Ndërkaq, gjatë takimit me Bedri Hamzën, Ahmeti diskutoi për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për procesin gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara.

“Sot në Prishtinë takova Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, z. Bedri Hamza. Biseduam për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe në rajon, si dhe për procesin gjyësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara. Shkëmbyem mendime mbi sfidat aktuale, zhvillimet që na presin dhe rëndësinë e bashkëpunimit e të koordinimit të vazhdueshëm në interes të Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon”, shkroi Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, ka bërë thirrje për…