“S’ju bën nder as juve, as Britanisë”, djali i Jakup Krasniqit i reagon ambasadorit britanik

29 shtator 2026 | 21:03

, djali i ish-kryeparlamentarit dhe njërit prej krerëve të UÇK-së, Jakup Krasniqit, i ka reaguar publikisht ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, pasi ky i fundit deklaroi se udhëheqësit e UÇK-së janë dënuar për përgjegjësi individuale.

Përmes një komenti në postimin e diplomatit britanik, Krasniqi i ka bërë thirrje që t’i verifikojë faktet me më shumë kujdes para se të bëjë deklarime të kësaj natyre, duke theksuar se vetë aktgjykimi i Hagës bie ndesh me pretendimin për veprime thjesht individuale.

Krasniqi ka ngritur pyetjen se si mund të flitet për krime individuale kur aktgjykimi i dënoi ata për rolin e tyre politik në krye të UÇK-së, formacion që në partneritet me Britaninë e Madhe mundësoi çlirimin e vendit.

Ai po ashtu i rikujtoi ambasadorit se qëllimi kryesor i UÇK-së ishte liria dhe pavarësia e Kosovës, një aspiratë që u jetësua pikërisht me përkrahjen e palëkundur të shtetit britanik.

Reagimi i plotë i Altin Krasniqit:

I nderuar Ambasador,

Do të vlerësohej shumë nëse faktet do të verifikoheshin me më shumë kujdes para se të bëheshin deklarata të tilla publike.

Si mund të flitet për përgjegjësi individuale kur, siç tregon përmbledhja e vendimit, të akuzuarit nuk u gjetën përgjegjës për veprime individuale siç pretendohej, por u dënuan për shkak të roleve të tyre si udhëheqës politikë të organizatës ushtarake e cila, në bashkëpunim me vendin tuaj, ndihmoi në çlirimin e Kosovës?

I njëjti vendim thekson se objektivi i të akuzuarve dhe i UÇK-së ishte pavarësia e Kosovës – një pavarësi që u arrit pikërisht me mbështetjen e vendit tuaj – dhe se dhuna u përdor kundër individëve që e kundërshtonin atë objektiv.

Ambasador, ju bëj thirrje me respekt që t’i verifikoni faktet para se të bëni deklarata të tilla publike. Deklaratat e kësaj natyre nuk i bëjnë nder as jush dhe as vendit që përfaqësoni, të cilit populli i Kosovës i mbetet thellësisht mirënjohës për mbështetjen e dhënë.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka njoftuar se sot është…