Sot mbahet Forumi Kosovë – Luksemburg për mobilizimin e investimeve private

30 shtator 2026 | 08:51

Sot do të mbahet Forumi Kosovë – Luksemburg për mobilizimin e investimeve private.

Ngjarja do të bashkojë përfaqësues të institucioneve, sektorit financiar, bizneseve dhe ekspertë.

Forumi, i cili nis në ora 08:30, synon të krijojë mundësi për diskutim dhe bashkëpunim rreth mobilizimit të kapitalit privat dhe rritjes së investimeve në Kosovë.

Në fokus të takimit pritet të jenë mundësitë për investime, roli i sektorit financiar dhe krijimi i mekanizmave të rinj për mbështetjen e bizneseve dhe zhvillimin ekonomik.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Iniciativa “Jo në emrin tim!” do të mbajë sonte, në…