Prishtina hap Stacionin Kulturor në hapësirën e njohur si “te Zalli”
30 shtator 2026
| 08:53
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se hapësira e njohur për qytetarët si “te Zalli” është shndërruar në Stacion Kulturor, në bashkëpunim me organizatën Artpolis.
Sipas Ramës, kjo hapësirë, e cila lidhet me kujtesën e eksodit të vitit 1999, tash do të shërbejë për art, kulturë, ide dhe aktivitete të komunitetit.
Rama ka bërë të ditur gjithashtu se pas më shumë se dy dekadash, Galeria e Kryeqytetit është rikthyer në Pallatin e Rinisë.
“Stacioni Kulturor” synon të rikthejë një hapësirë të lënë pas dore në funksion të artistëve, krijuesve dhe qytetarëve të Prishtinës.



