Policia në Prizren vazhdon luftën kundër fajdesë, arrestohen dy të dyshuar

30 shtator 2026 | 10:48

Policia në Prizren po vazhdon luftën kundër fajdesë me veprime konkrete dhe përkushtim. Më datën 29 shtator 2026, Sektori Rajonal i Hetimeve/DRP-Prizren, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Prokurorinë Themelore në Prizren, ka realizuar një operacion policor për arrestimin e personave të dyshuar të përfshirë në veprën penale “Fajde”.

Gjatë veprimeve operative janë arrestuar: I dyshuari V.H. mashkull 49 vecar nga fshati Randobrave, Prizren për veprat penale “Fajdeja”, “Detyrimi” dhe “Mbajtje e paautorizuar e armëve”.

I dyshuari D. E. , mashkull 37 vecar nga fshati randobrave , Prizren për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

Të dyshuarit dyshohet se kanë ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj viktimës, duke e detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij dhe duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Gjatë operacionit policor janë kontrolluar dy lokacione në fshatin Randobravë/Prizren, ku janë sekuestruar dëshmi materiale të rëndësishme për rastin.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit, ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, dhe ata janë dërguar në qendrën e mbajtjes në Prizren.

Policia e Kosovës thekson se bashkëpunimi i qytetarëve me policinë dhe organet e drejtësisë është faktor vendimtar në luftën kundër fajdesë, detyrimit dhe veprimtarive tjera kriminale.

“Ftojmë të gjithë qytetarët, viktima apo dëshmitarë, që të mos hezitojnë të raportojnë rastet pranë policisë ose prokurorisë”, ka njoftuar Policia.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një studente 21-vjeçare në Shtetet e Bashkuara ka mbijetuar pasi…