‘Liria Ka Emër’ publikon oraret e autobusëve për protestën e 1 tetorit
30 shtator 2026
| 13:15
Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka publikuar oraret dhe pikat e nisjes së autobusëve nga qytete të ndryshme të Kosovës, për qytetarët që do t’i bashkohen protestës së 1 tetorit në Prishtinë.
Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 16:00, ndërsa autobusët do të nisen në orare të ndryshme nga komuna dhe vendbanime të ndryshme të Kosovës.
Sipas njoftimit, nisje të organizuara do të ketë nga Prizreni, Suhareka, Vitia, Ferizaj, Podujeva, Kamenica, Vushtrria, Malisheva, Gjakova, Istogu, Kaçaniku, Drenasi, Skenderaj, Klina, Rahoveci, Lipjani, si dhe nga qytete e fshatra të tjera.




