Kurti thotë se Sejdiu mbetet kandidat për president, pavarësisht tërheqjes së tij

30 shtator 2026 | 15:18

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Bekim Sejdiu mbetet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LV) për president, pavarësisht tërheqjes së tij nga gara. Ai ka kërkuar takime të reja me opozitën gjashtë ditë para përfundimit të afatit për zgjedhjen e kreut të shtetit.

“Sa i përket kandidatit, ne e kemi kandidatin. Kandidati është profesor Bekim Sejdiu nga marrëveshja (me LDK-në)”, ka thënë Kurti në një konferencë për medie pas mbledhjes së qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Jon Gashi nga Prishtina shpall të pavlefshme diplomën e shkollës…