Kurti tha se Sejdiu është ende kandidat për president, Hoti: Si mund të thirresh në marrëveshje kur ai është tërhequr?

30 shtator 2026 | 15:21

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se marrëveshja ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje (LV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president vazhdon të jetë e vlefshme, ndonëse Sejdiu ka deklaruar se është tërhequr nga kandidatura.

Për deklaratën e Kurtit ka reaguar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili ka pyetur se si mund të thirret në këtë marrëveshje kur vetë kandidati është tërhequr.

“Si mund të thirret dikush në një marrëveshje kur vetë personi i përfshirë në atë marrëveshje është tërhequr nga kandidatura?!”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Hoti ka thënë gjithashtu se një dakordim ndërmjet dy kryetarëve të partive nuk mund të shndërrohet në urdhër për deputetët e Kuvendit.

“Kushtetuta është shumë e qartë: deputetët, si përfaqësues të popullit, nuk i nënshtrohen asnjë detyrimi. Marrëveshjet politike mund të ndryshohen. Ne jemi gati të votojmë një kandidat nga Lidhja Demokratike e Kosovës, sepse vetëm kështu sigurohet balanca e pushteteve. Ne zgjedhim ‘zgjedhjet e reja’ në vend të nënshtrimit politik”, ka shkruar Hoti, duke shtuar se marrëveshjet politike mund të negociohen, por jo Kushtetuta e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Bekim Sejdiu…