Ambasada amerikane njofton për takimin e Ramës me ambasadorin Wendt

30 shtator 2026 | 15:40

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar të mërkurën me ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Shqipëri, Eric Wendt.

Për takimin ka njoftuar edhe Ambasada amerikane në Tiranë, përmes një postimi në “Facebook”, ku ka bërë të ditur temat e diskutuara mes tyre.

“Një partneritet i fortë matet nga ajo që dy kombe arrijnë së bashku. Ambasadori Eric Wendt u takua sot me kryeministrin Edi Rama për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar”, është thënë në njoftimin e ambasadës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102…