Samsung prezanton serinë Galaxy Tab S12: Pajisja premium e produktivitetit e krijuar për mundësi të reja
Dizajni jashtëzakonisht i hollë dhe i qëndrueshëm, bateria me jetëgjatësi, performanca e fuqishme dhe veçoritë më të fundit të Galaxy AI u mundësojnë përdoruesve të tejkalojnë kufijtë e tyre pa kufizime.
Samsung Electronics prezantoi sot serinë Galaxy Tab S12, Galaxy Tab S12 Ultra dhe Tab S12+, duke sjellë përvojën më të fuqishme dhe më të gjithanshme të përdorimit të tabletëve Galaxy Tab deri më sot. Seria e re kombinon performancën e nivelit të lartë, baterinë me jetëgjatësi dhe veçoritë më të fundit të Galaxy AI[1] me dizajnin karakteristik të hollë të pajisjeve Galaxy Tab, duke i kthyer detyrat komplekse në aktivitete të thjeshta të përditshme, qoftë për të përvetësuar njohuri të reja, për të arritur objektivat profesionale apo për të eksploruar interesat krijuese.
Galaxy Tab S12 Ultra dhe Tab S12+ kanë ekrane të mëdha që ofrojnë një përvojë gjithëpërfshirëse, ndërsa vijnë me lapsin ergonomik S Pen, për mbajtjen e shënimeve dhe redaktimin e përmbajtjes me precizion. Qasja e lehtë në aplikacione profesionale dhe në një gamë të gjerë aksesorësh u mundëson përdoruesve t’u përkushtohen interesave të tyre dhe të përparojnë më lehtë drejt objektivave të përcaktuara. Duke kombinuar portabilitetin me mundësi të nivelit profesional, seria Galaxy Tab S12 u ofron përdoruesve qasje të shpejtë në funksionalitete të avancuara sa herë që frymëzimi i shtyn të krijojnë dhe të eksplorojnë.
“Seria Galaxy Tab S12 është krijuar për njerëzit që vazhdimisht eksplorojnë ide të reja, zhvillojnë njohuri të reja dhe i kthejnë ambiciet e tyre në realitet”, tha Jay Kim, Zëvendës President Ekzekutiv dhe Drejtues i Zyrës së Përvojës së Klientit në njësinë Mobile eXperience (MX) të Samsung Electronics. “Me harduer të nivelit kryesor në industri, seria Galaxy Tab S12 kombinon një ekran të madh me mundësitë e Galaxy AI, duke eliminuar pengesat e panevojshme gjatë kryerjes së detyrave komplekse, në mënyrë që përdoruesit të mund të qëndrojnë të përqendruar në arritjen e rezultateve konkrete.”
Performancë e fuqishme në një dizajn jashtëzakonisht të hollë
Seria Galaxy Tab S12 kombinon performancën e fuqishme dhe baterinë me jetëgjatësi me një dizajn të hollë dhe të lehtë, duke u mundësuar përdoruesve të bëjnë më shumë, kudo që i çojnë ambiciet e tyre. Me një trashësi prej vetëm 5,1 mm, Galaxy Tab S12 Ultra është pajisja më e hollë Galaxy Tab deri më sot, ndërsa ofron performancën më të fuqishme mes të gjitha pajisjeve Galaxy Tab deri më tani, duke mundësuar produktivitet gjatë gjithë ditës. Për shembull, një përdorues që ndjek një kurs online krahas punës mund të shfrytëzojë kohën gjatë udhëtimit për të ndjekur një leksion të humbur dhe më pas, në një kafene ose bibliotekë, të punojë mbi detyrat e kursit në ekranin e madh.
Të dy modelet janë krijuar për përdorim afatgjatë, në mënyrë që përdoruesit të mund të vazhdojnë aktivitetet e tyre pa ndërprerje. Me një karikim të vetëm, bateria ofron deri në 23 orë përdorim në Galaxy Tab S12 Ultra[2] dhe deri në 21 orë në Galaxy Tab S12+[3], duke mbështetur produktivitetin për periudha të gjata, kudo që ndodhen përdoruesit. Kur vjen koha për karikim, bateria mund të karikohet nga 0% në 100% për rreth 95 minuta me një adaptor 45 W, duke reduktuar kohën e pritjes dhe duke u mundësuar përdoruesve t’u rikthehen shpejt aktiviteteve të tyre[4].
Përveç jetëgjatësisë së baterisë, seria Galaxy Tab S12 sjell performancën më të fuqishme të ofruar ndonjëherë nga pajisjet Galaxy Tab dhe përballon lehtësisht edhe detyrat më kërkuese. Procesori i avancuar, i prodhuar me teknologji 3 nm, ofron përpunim deri në 61% më të shpejtë të NPU-së, performancë 19% më të lartë të CPU-së dhe mundësi 17% më të mira të GPU-së, krahasuar me Galaxy Tab S11 Ultra[5]. Në përdorimin e përditshëm, kjo përkthehet në më shumë shpejtësi dhe reagim më të mirë gjatë kryerjes së detyrave kërkuese. Qoftë duke përpunuar projekte komplekse krijuese, duke ndjekur një leksion ndërsa mbajnë shënime apo duke kërkuar sqarime shtesë nga Galaxy AI, përvoja mbetet e shpejtë dhe e pandërprerë, me më pak ndërprerje që mund të ndikojnë në përqendrim.
Teknologjia e ridizajnuar 3D Vapor Chamber largon në mënyrë efikase nxehtësinë dhe kontribuon në performancë më të qëndrueshme gjatë kryerjes së detyrave kërkuese, qoftë kur përdoruesit redaktojnë video për orë të tëra apo krijojnë materiale grafike[6]. Seria Galaxy Tab S12 është projektuar për qëndrueshmëri dhe rezistencë ndaj kushteve të ndryshme, ndërsa të dy modelet kanë certifikim IP68 për rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit, duke u ofruar përdoruesve siguri shtesë gjatë përdorimit të përditshëm[7].
Seria Galaxy Tab S12 sjell një ekran të madh, të krijuar për t’u ofruar përdoruesve një perspektivë më të gjerë dhe më shumë hapësirë për zhvillimin e ideve. Galaxy Tab S12 Ultra ka një ekran të madh 14,6 inç, i cili e bën më të lehtë eksplorimin e temave komplekse dhe shfaqjen e njëkohshme të përmbajtjeve të shumta. Galaxy Tab S12+ ka një ekran më të madh 12,6 inç dhe korniza më të holla krahasuar me paraardhësin, duke ofruar më shumë hapësirë për shfaqjen e përmbajtjes pa kompromentuar portabilitetin. Të dy modelet kanë ekrane Dynamic AMOLED 2X me ndriçim maksimal deri në 1.600 nit[8], duke ofruar pamje të qarta dhe të gjalla si brenda, ashtu edhe jashtë. Vision Booster i përmirësuar rregullon tashmë ndriçimin në kohë reale sipas kushteve të ndriçimit, për një përvojë më komode shikimi.
Edhe tingulli është përmirësuar ndjeshëm. Tingulli hapësinor me katër kanale, pra dyfish më shumë kanale krahasuar me gjeneratën e mëparshme, ofron një përvojë më të pasur dhe gjithëpërfshirëse, qoftë kur përdoruesit shikojnë përmbajtje, ndjekin udhëzime apo redaktojnë materiale.
Detyrat e përditshme bëhen më të thjeshta dhe intuitive
E mbështetur në harduer të nivelit kryesor në industri, seria Galaxy Tab S12 e shndërron ekranin e madh në një hapësirë fleksibël pune, duke u mundësuar përdoruesve të kryejnë lehtësisht disa detyra njëkohësisht. Me Android 17, One UI 9 dhe veçoritë më të fundit të Galaxy AI, eksplorimi, mbajtja e shënimeve, krijimi i përmbajtjes dhe asistenca nga inteligjenca artificiale bashkohen në një hapësirë të vetme, duke u dhënë përdoruesve më shumë liri për të eksploruar ide të reja, për të shënuar informacione të rëndësishme dhe për të vënë në praktikë njohuritë e fituara.
Falë ekranit të madh të serisë Galaxy Tab S12, përdoruesit mund ta ndajnë ekranin në deri në tre pjesë me modalitetin Multi Window. Për shembull, mund të mbajnë shënime në Samsung Notes në njërën anë të ekranit, ndërsa në anën tjetër ndjekin njëkohësisht një leksion dhe hapin asistentin e AI. Kur gjatë leksionit shfaqen informacione ose pyetje të rëndësishme, përdoruesit mund t’i shënojnë drejtpërdrejt me lapsin S Pen në Samsung Notes, ndërsa Note Assist[9] përmbledh shënimet[10], pa qenë nevoja të ndërpresin leksionin.
Të dy modelet vijnë me lapsin ergonomik S Pen, i cili mundëson shkrim të saktë dhe intuitiv gjatë mbajtjes së shënimeve, shënimit të materialeve dhe skicimit të ideve. Për një hapësirë pune më të strukturuar dhe profesionale, Pro Keyboard e rrit më tej produktivitetin falë përfundimit prej alumini dhe butonit Galaxy AI, që mundëson qasje të menjëhershme te asistentët e AI. Book Cover Keyboard Slim ofron fleksibilitet shtesë falë këndeve komode të shikimit dhe shkrimit të lehtë[11].
Seria Galaxy Tab S12 i ndihmon përdoruesit të mbledhin informacionet në një vend dhe të marrin mbështetje në kohë reale sapo të lindë një pyetje ose nevoja për informacion shtesë. Seria Galaxy Tab S12 vjen me një periudhë prove prej gjashtë muajsh për Google AI Pro[12], duke ofruar që nga dita e parë qasje të zgjeruar në modelet më të avancuara të inteligjencës artificiale të Google. Përdoruesit mund ta pyesin Gemini për çdo paqartësi ose të eksplorojnë menjëherë në më shumë detaje temat që u interesojnë. Me Gemini Notebook, ata mund të mbledhin shënime, imazhe, regjistrime dhe skedarë në një vend të vetëm dhe të krijojnë përmbledhje, podkaste, madje edhe kuize, për t’i kuptuar më lehtë informacionet kryesore.
Kur kërkimi shndërrohet në një studim më të thelluar të një teme, Samsung Browser i ndihmon përdoruesit të ruajnë fokusin pa humbur pasqyrën e informacionit të gjetur deri në atë moment. Falë aftësisë për të kuptuar përmbajtjen e faqeve të internetit, kontekstin ndërmjet disa skedave të hapura dhe historikun e shfletimit, ai mund të përmbledhë informacionet nga faqet e hapura ose të gjejë një burim relevant që përdoruesi e ka parë disa ditë më parë. Në këtë mënyrë, përdoruesit shpenzojnë më pak kohë duke kërkuar sërish përmbajtje në skedat e hapura më parë dhe më shumë kohë duke nxjerrë informacionet kryesore[13].
Një ekosistem i plotë për zhvillimin e njohurive dhe krijimtarisë
Seria Galaxy Tab S12 u ofron përdoruesve hapësirën për të vënë në praktikë njohuritë e fituara, me aplikacione profesionale[14] dhe përfitime me vlerë rreth 500 EUR[15], që i ndihmojnë të zhvillojnë më tej aftësitë e tyre.
Adobe Photoshop[16] vjen i instaluar paraprakisht në serinë Galaxy Tab S12, hera e parë që kjo aplikacion ofrohet i instaluar paraprakisht në tabletët Android. Ai u sjell përdoruesve mundësi profesionale për përpunimin e fotografive dhe dizajnin, drejtpërdrejt në tablet. Ndërfaqja është përshtatur për tabletët, ndërsa mbështetja për S Pen mundëson kthimin e ideve në përmbajtje në mënyrë më intuitive. Photoshop përfshin veçori të mundësuara nga inteligjenca artificiale, përfshirë AI Assistant[17], si dhe veçori gjeneruese të AI të mundësuara nga Adobe Firefly, si Generative Fill dhe Image to Video, duke u mundësuar krijuesve të përpunojnë përmbajtjen më shpejt dhe më lehtë. Ekskluzivisht për serinë Galaxy Tab S12, përdoruesit përfitojnë katër muaj qasje falas në planin celular të Photoshop.
Aplikacioni Notability[18], i cili gjithashtu vjen i instaluar paraprakisht në Galaxy Tab, i ndihmon përdoruesit të regjistrojnë idetë, të organizojnë shënimet dhe të përvetësojnë njohuritë në mënyrë më efikase, falë optimizimit për S Pen dhe mjeteve të të mësuarit të mundësuara nga inteligjenca artificiale. Ofrohet një periudhë prove falas prej gjashtë muajsh, si dhe 20% zbritje për abonimin e parë.
Goodnotes[19] mundëson mbajtjen dhe organizimin e lehtë të shënimeve, me një vit qasje falas, ndërsa LumaFusion[20] sjell mundësi profesionale për përpunimin e videove, me 66% zbritje. Notion[21] ofron mundësi fleksibël për shkrim, planifikim dhe organizim, me një muaj falas të planit Plus. Clip Studio Paint[22] sjell mjete precize për vizatim dhe pikturë digjitale, me një periudhë prove prej gjashtë muajsh dhe 20% zbritje për abonimin e parë.
Përveç aplikacioneve të mësipërme, përdoruesit mund të eksplorojnë edhe një gamë më të gjerë mjetesh të përshtatura për nevoja të ndryshme. MyScript Math zgjidh në kohë reale ekuacionet e shkruara me dorë dhe shfaq hapat e zgjidhjes, ndërsa MyScript Notes përmbledh shënimet e shkruara me dorë në materiale mësimore dhe, përmes mjeteve të integruara të AI, shpjegon koncepte ose krijon kuize. Noteshelf 3[23] ofron struktura të personalizueshme për mbajtjen e shënimeve dhe organizimin e ideve, ndërsa ArcSite[24] i shndërron skicat e krijuara në terren në vizatime të sakta CAD.
Disponueshmëria
Seria Galaxy Tab S12 do të jetë e disponueshme nga 7 tetori në dy ngjyra: gri dhe argjend[25].
Të projektuara për përdorim afatgjatë dhe të besueshëm, Galaxy Tab S12 Ultra dhe Tab S12+ mbështesin deri në shtatë gjenerata përditësimesh të sistemit operativ dhe përditësime sigurie[26].
Për më shumë informacion, vizitoni Samsung.com.
Specifikimet
| Galaxy Tab S12 Ultra
(14.6-inç) |
Galaxy Tab S12+
(12.6-inç) |
|
| Përmasat | 208.5 x 326.3 x 5.1 mm | 187.8 x 289.5 x 5.3 mm |
| Pesha | 692 g (Wi-Fi), 695 g (5G) | 553 g (Wi-Fi), 555 g (5G) |
| Sistemi operativ | Android 17, One UI 9 | Android 17, One UI 9 |
| Ekrani | 14,6-inç[27], 2960 x 1848, 120 Hz, Dynamic AMOLED 2X | 12,6-inç[28], 2800 x 1752, 120 Hz, Dynamic AMOLED 2X |
| Ndriçimi | Ndriçimi maksimal: 1.600 nit / HBM: 1.000 nit | Ndriçimi maksimal: 1.600 nit / HBM: 1.000 nit |
| Procesori | MediaTek Dimensity 9500 | MediaTek Dimensity 9500 |
| Memoria dhe hapësira ruajtëse | 16 GB + 1 TB, 12 GB + 512 GB, 12 GB + 256 GB, microSD deri në 2 TB | 12 GB + 512 GB, 12 GB + 256 GB, microSD deri në 2 TB |
| Bateria / Karikimi | 11,600 mAh / 45W | 10,600 mAh / 45W |
| Rrjeti dhe lidhjet | 5G, Wi-Fi 7, Bluetooth v6.0 | 5G, Wi-Fi 6E, Bluetooth v6.0 |
| Kamera | E pasme: 13 MP + 8 MP ultra e gjerë E përparme: 12 MP ultra e gjerë |
E pasme: 13 MP
E përparme: 12 MP ultra e gjerë |
| Tingulli | Katër altoparlantë (tingull hapësinor me katër kanale) | Katër altoparlantë (tingull hapësinor me katër kanale) |
| S Pen | S Pen (BLE nuk mbështetet), i përfshirë në paketim | S Pen (BLE nuk mbështetet), i përfshirë në paketim |
| Rezistenca | IP68 | |
| SIM | Dual SIM (Kartë SIM fizike + eSIM) | |
| Siguria | Sensori i gjurmës së gishtit në ekran | |
| Ngjyrat | Gri, argjend | |
| Aksesorë shtesë | Pro Keyboard
Book Cover Keyboard Slim Book Cover Frame Cover (Vetëm për versionin Ultra) Folie mbrojtëse antirefleks për ekranin |
|
*Specifikimet mund të ndryshojnë në varësi të tregut.
*Të gjitha specifikimet dhe përshkrimet e paraqitura në këtë dokument mund të ndryshojnë nga specifikimet dhe përshkrimet aktuale të produktit. Samsung rezervon të drejtën të ndryshojë këtë dokument dhe produktin e përshkruar në të në çdo kohë, pa detyrim për njoftim paraprak për këto ndryshime. Të gjitha funksionalitetet, veçoritë, specifikimet, ndërfaqja grafike e përdoruesit dhe informacionet e tjera për produktin të paraqitura në këtë dokument, duke përfshirë, ndër të tjera, përfitimet, dizajnin, çmimin, komponentët, funksionimin, disponueshmërinë dhe mundësitë e produktit, mund të ndryshojnë pa njoftim ose detyrim paraprak. Përmbajtja e shfaqur në ekran është e simuluar dhe shërben vetëm për qëllime demonstrimi.
[1] Për përdorimin e disa veçorive të inteligjencës artificiale mund të kërkohet identifikimi me një llogari Samsung. Samsung nuk jep asnjë premtim, garanci apo sigurim në lidhje me saktësinë, plotësinë ose besueshmërinë e rezultateve të ofruara nga veçoritë e inteligjencës artificiale. Disponueshmëria e veçorive të Galaxy AI mund të ndryshojë në varësi të shtetit, rajonit, versionit të sistemit operativ/One UI, modelit të pajisjes ose operatorit celular. Veçoritë bazë të Galaxy AI të ofruara nga Samsung janë të disponueshme pa pagesë. Publikimet e ardhshme mund të përfshijnë veçori më të avancuara ose shërbime të reja me pagesë. Për veçoritë e inteligjencës artificiale të ofruara nga palë të treta mund të zbatohen kushte të ndryshme. Veçoritë bazë të shërbimit Galaxy AI përcaktohen në seksionin “Inteligjenca e avancuar” të Kushteve dhe Afateve aktuale të Samsung për shërbimet. Përdorimi i shërbimit Galaxy AI mund të jetë i kufizuar për të miturit në disa rajone ku zbatohen kufizime moshe për përdorimin e inteligjencës artificiale.
[2] Vlera tipike është matur në kushte testimi laboratorike të pavarura. Vlera tipike është vlera mesatare e vlerësuar që merr parasysh devijimet në kapacitetin e baterisë ndërmjet mostrave të testuara sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti nominal (minimal) është 11.374 mAh. Vlera është përcaktuar bazuar në testimet e brendshme laboratorike të Samsung në një version para shitjes së modelit të përmendur, të lidhur me kufje përmes Bluetooth, me cilësimet e parazgjedhura dhe lidhje LTE. Vlerësimi është bërë bazuar në kapacitetin e baterisë dhe konsumin e matur të energjisë gjatë riprodhimit të përmbajtjes video (përmbajtje video me rezolucion 720p të ruajtur në pajisje). Kohëzgjatja reale e riprodhimit të videos varet nga lidhja me rrjetin, cilësimet, formati i skedarit, ndriçimi i ekranit, gjendja e baterisë dhe faktorë të tjerë.
[3] Vlera tipike është matur në kushte testimi laboratorike të pavarura. Vlera tipike është vlera mesatare e vlerësuar që merr parasysh devijimet në kapacitetin e baterisë ndërmjet mostrave të testuara sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti nominal (minimal) është 10.392 mAh. Vlera është përcaktuar bazuar në testimet e brendshme laboratorike të Samsung në një version para shitjes së modelit të përmendur, të lidhur me kufje përmes Bluetooth, me cilësimet e parazgjedhura dhe lidhje LTE. Vlerësimi është bërë bazuar në kapacitetin e baterisë dhe konsumin e matur të energjisë gjatë riprodhimit të përmbajtjes video (përmbajtje video me rezolucion 720p të ruajtur në pajisje). Kohëzgjatja reale e riprodhimit të videos varet nga lidhja me rrjetin, cilësimet, formati i skedarit, ndriçimi i ekranit, gjendja e baterisë dhe faktorë të tjerë.
[4] Shpejtësia e karikimit super të shpejtë mund të ndryshojë në varësi të kushteve të karikimit dhe faktorëve të tjerë. Seria Galaxy Tab S12 mbështet karikim me kabllo me fuqi deri në 45 W. Adaptori 45 W shitet veçmas. Përdorni vetëm karikues dhe kabllo të miratuara nga Samsung.
[5] Të dhënat për përmirësimin e performancës bazohen në krahasimin e modeleve Galaxy Tab S12 Ultra dhe Tab S11 Ultra. Performanca reale mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të përdoruesit, kushteve të përdorimit dhe softuerit dhe aplikacioneve të instaluara paraprakisht.
[6] Teknologjia 3D Vapor Chamber në modelet Galaxy Tab S12 Ultra dhe Galaxy Tab S12+ mundëson shpërndarje më të shpejtë dhe më efikase të nxehtësisë krahasuar me teknologjinë e sheshtë Vapor Chamber në paraardhësit e tyre, Galaxy Tab S11 Ultra dhe Galaxy Tab S10+.
[7] Seria Galaxy Tab S12 dhe lapsi S Pen i përfshirë kanë vlerësim IP68 sipas standardit IEC 60529. Bazuar në testimet laboratorike, pajisja mund të zhytet në ujë të ëmbël në një thellësi deri në 1,5 metra për maksimumi 30 minuta (IP68). Nuk rekomandohet përdorimi në plazh ose në pishinë. Rezistenca e pajisjes ndaj ujit dhe pluhurit nuk është e përhershme dhe mund të ulet me kalimin e kohës për shkak të konsumimit normal. Rezistenca ndaj pluhurit është testuar në kushte laboratorike nga një laborator i pavarur: 2 kg pluhur talku me diametër maksimal 0,05 mm u fry në një dhomë testimi me pajisjen për 2 orë, ndërsa presioni i ajrit brenda pajisjes u mbajt më i ulët se presioni i ajrit përreth. Vlerësimi i rezistencës është IP6X. Rezistenca reale ndaj pluhurit mund të ndryshojë në varësi të kushteve të përdorimit.
[8] Seria Galaxy Tab S12 mbështet ndriçim maksimal prej 1.600 nit dhe ndriçim prej 1.000 nit gjatë përdorimit jashtë në modalitetin me ndriçim të lartë.
[9] Për përdorimin e veçorisë Note Assist kërkohet identifikimi me një llogari Samsung. Funksionet dhe veçoritë e disponueshme mund të ndryshojnë në varësi të shtetit, rajonit dhe gjuhës.
[10] Për funksionimin e veçorisë së përmbledhjes, shënimi duhet të përmbajë të paktën 200 karaktere.
[11] Pro Keyboard dhe Book Cover Keyboard Slim shiten veçmas. Këto produkte janë të disponueshme për serinë Galaxy Tab S12. Veçoritë dhe paraqitja e tastierës mund të ndryshojnë në varësi të shtetit, gjuhës dhe modelit të pajisjes. Butoni Galaxy AI mund t’u caktohet vetëm aplikacioneve të caktuara. Duke shtypur Alt + butonin Galaxy AI, përdoruesi mund të zgjedhë asistentin e AI Bixby, Gemini ose Perplexity. Për përdorimin e Bixby, Gemini ose Perplexity kërkohet lidhje me internetin. Për të nisur Gemini përmes butonit Galaxy AI, Google Assistant duhet të përditësohet në Gemini.
[12] Gemini është markë tregtare e Google LLC. Zbatohen kushtet përkatëse. Me abonimin pranohen kushtet për Google One, kreditë e AI dhe ofertat. Oferta është e vlefshme deri më 1 gusht 2027, në orën 23:59 sipas orës së Paqësorit (PT). E disponueshme vetëm për përdoruesit mbi 18 vjeç. Nëse abonimi nuk anulohet më herët, pas përfundimit të periudhës së provës Google One do të tarifohet me 21,99 euro në muaj. Abonimi mund të anulohet në çdo kohë. Kthimi i pajisjes së blerë mund të rezultojë në anulimin e abonimit.
[13] Funksionet dhe veçoritë e disponueshme mund të ndryshojnë në varësi të shtetit, rajonit, gjuhës dhe versionit të Samsung Browser. Numri i kërkesave të kërkimit mund të jetë i kufizuar. Saktësia e rezultateve nuk garantohet. Për disa veçori të Samsung Browser për Android kërkohet lidhje me internetin dhe identifikimi me një llogari Samsung.
[14] Disponueshmëria e aplikacioneve dhe kushtet e përdorimit mund të ndryshojnë në varësi të shtetit dhe rajonit.
[15] Oferta përfshin periudha prove falas dhe zbritje për abonimin e parë për Adobe Photoshop, Notability, Goodnotes, LumaFusion, Notion, Clip Studio Paint, MyScript Notes, MyScript Math, Noteshelf 3 dhe ArcSite, si dhe një periudhë prove prej gjashtë muajsh për Google AI Pro. Vlera dhe disponueshmëria reale mund të ndryshojnë në varësi të shtetit, rajonit, tregut dhe monedhës.
[16] Adobe Photoshop është i instaluar paraprakisht në serinë Galaxy Tab S12 në dosjen Galaxy Picks. Adobe Photoshop për tabletët do të jetë ekskluzivisht i disponueshëm në Galaxy Store për të paktën gjashtë muaj, duke filluar nga 7 tetori 2026, pas së cilës Adobe mund ta bëjë aplikacionin të disponueshëm edhe në dyqane të tjera aplikacionesh. Përdoruesit e serisë Galaxy Tab S12 përfitojnë katër muaj abonim premium falas për Adobe Photoshop Mobile, i cili përfshin 100 kredite gjeneruese në muaj.
[17] AI Assistant në aplikacionin Adobe Photoshop është aktualisht në versionin beta.
[18] Notability është i instaluar paraprakisht në serinë Galaxy Tab S12 në dosjen Galaxy Picks. Përdoruesit e serisë Galaxy Tab S12 përfitojnë gjashtë muaj abonim falas në Notability. Pas përfundimit të periudhës falas, kërkohet blerje shtesë për të vazhduar përdorimin e versionit të plotë të aplikacionit. Disponueshmëria e aplikacionit dhe kushtet e përdorimit mund të ndryshojnë në varësi të shtetit dhe rajonit.
[19] Aplikacioni Goodnotes përfshin një vit përdorim falas të versionit të plotë. Pas përfundimit të periudhës falas, kërkohet blerje shtesë për të vazhduar përdorimin. Disponueshmëria e aplikacionit dhe kushtet e përdorimit mund të ndryshojnë në varësi të shtetit dhe rajonit.
[20] Aplikacioni LumaFusion është i instaluar paraprakisht si një shkurtore që i drejton përdoruesit te aplikacioni, pas së cilës duhet të përfundohet blerja në Galaxy Store. Të gjithë përdoruesit e pajisjeve Galaxy mund të përfitojnë 66% zbritje gjatë blerjes në Galaxy Store dhe një muaj abonim falas në Creator Pass. Promocioni me 66% zbritje zgjat deri më 30 nëntor 2026.
[21] Aplikacioni Notion duhet të shkarkohet veçmas nga Galaxy Store dhe përfshin një periudhë prove falas njëmujore për Plus dhe Notion AI për një hapësirë pune të re të krijuar në Notion. Disponueshmëria e aplikacionit dhe kushtet e përdorimit mund të ndryshojnë në varësi të shtetit dhe rajonit.
[22] Për përdorimin e Clip Studio Paint kërkohet abonim. Aplikacioni Clip Studio Paint është i instaluar paraprakisht në tregje të caktuara. Aplikacioni mund të shkarkohet nga Galaxy Store dhe përdoruesit e rinj përfitojnë një periudhë prove falas prej gjashtë muajsh. Pas përfundimit të periudhës së provës, kërkohet abonim me pagesë mujor ose vjetor për të vazhduar përdorimin. Për abonimin e parë ofrohet 20% zbritje.
[23] Për përditësimin në planin Premium të aplikacionit Noteshelf 3 kërkohet blerje e veçantë. Zbritja prej 30% për përditësimin është e disponueshme ekskluzivisht përmes Galaxy Store.
[24] Aplikacioni ArcSite duhet të shkarkohet veçmas nga Galaxy Store dhe përdoruesit e rinj përfitojnë një periudhë prove falas njëmujore. Pas përfundimit të periudhës së provës, kërkohet abonim me pagesë mujor ose vjetor për të vazhduar përdorimin. Për abonimin e parë mujor ofrohet 30% zbritje. Disponueshmëria e aplikacionit dhe kushtet e përdorimit mund të ndryshojnë në varësi të shtetit dhe rajonit.
[25] Disponueshmëria dhe data e fillimit të shitjeve mund të ndryshojnë në varësi të tregut, operatorit celular ose modelit. Disponueshmëria e ngjyrave dhe modeleve mund të ndryshojë në varësi të shtetit, rajonit ose operatorit celular.
[26] Disponueshmëria dhe koha e fillimit të përditësimeve të sistemit operativ dhe përditësimeve të sigurisë mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe tregut.
[27] Madhësia e ekranit të modelit Galaxy Tab S12 Ultra është matur diagonalisht dhe është 14,6″ brenda drejtkëndëshit të plotë, ose 14,5″ kur merren parasysh qoshet e rrumbullakosura. Zona reale e dukshme është më e vogël për shkak të qosheve të rrumbullakosura.
[28] Madhësia e ekranit të modelit Galaxy Tab S12+ është matur diagonalisht dhe është 12,6″ brenda drejtkëndëshit të plotë, ose 12,5″ kur merren parasysh qoshet e rrumbullakosura. Zona reale e dukshme është më e vogël për shkak të qosheve të rrumbullakosura.




