Pasi humbi gjyqin me Behgjet Pacollin, Peci shkarkon drejtorin e Komunës nga radhët e AKR-së
Kreu i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka vendosur të shkarkojë drejtorin e Komunës nga radhët e AKR-së, Gani Rrustemin, në ditën kur vetë kryetari i GUXO ka humbur gjyqin me Pacollin pas padisë së këtij të fundit për shpifje.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i AKR-së në Mitrovicë, Gjergj Beka, i cili ka deklaruar se Peci ka ndërprerë bashkëpunimin me AKR-në.
Sipas Bekës, si pjesë e këtij vendimi, Gani Rrustemi është liruar nga pozita e drejtorit për Ekonomi, Zhvillim, Turizëm dhe Integrime Evropiane.
“Pas vendimit të Gjykatës në rastin Pacolli–Peci, sot Faton Peci ndërpreu bashkëpunimin me AKR-në në Mitrovicë. Si pjesë e këtij vendimi, Gani Rrustemi lirohet nga pozita e Drejtorit për Ekonomi, Zhvillim, Turizëm dhe Integrime Evropiane”, ka shkruar Beka në ‘Facebook’.
Beka ka thënë se AKR-ja do të vazhdojë aktivitetin e saj në Mitrovicë, pavarësisht përfundimit të bashkëpunimit politik.
“Ne si AKR nuk ndalemi. Do të vazhdojmë të punojmë dhe të kontribuojmë për çdo të mirë të Mitrovicës dhe qytetarëve të saj”, ka deklaruar ai.
“Ne si AKR nuk ndalemi. Do të vazhdojmë të punojmë dhe të kontribuojmë për çdo të mirë të Mitrovicës dhe qytetarëve të saj”, ka deklaruar ai.
“Koalicionet mbarojnë. Përkushtimi ndaj Mitrovicës jo!”, ka përfunduar Beka.



