Tasholli paralajmëron pjesëmarrje masive: Nuk ka me pas vend me lëshu gjilpanën nesër

30 shtator 2026 | 19:50

Me moton “Jo në emrin tim”, nesër me fillim nga ora 16:00 do të mbahet një nga protestat më të mëdha në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së.

Një nga udhëheqësit dhe ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli, shpalosi detaje nga protesta e nesërme.

Ai në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova paralajmëroi pjesëmarrje masive.

“Paj unë besoj që afrohemi diku te mbi 150 mijë sepse edhe gatishmëria është shumë e lartë edhe emocioni është shumë më i rritur se herave të tjera, edhe qytetarët e kanë kuptuar rolin e tyre në përçimin e mesazhit që duhet të bëhet në shesh. Mos të harrojmë se ai shesh është i 68-tës e 69-tës, është shesh i 81-tës dhe 84-tës edhe i 97-tës e duhet të jetë edhe i 2026-tës. Nuk kam asnjë dyshim që nuk ka me pasë vend “me lëshue gjilpanën nesër” në Prishtinë”, u shpreh Tasholli”, tha Tasholli në Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pas 27 vitesh nga zhdukja e tij, familja Beqiri ka…