Zemaj akuzon Qeverinë për keqmenaxhim në shëndetësi: Në QKUK mungojnë edhe gjërat elementare, milionat shpërndahen pa hesap
30 shtator 2026
| 20:15
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar gjendjen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), raporton GazetaBlic.
Ai ka pretenduar se në QKUK mungojnë edhe gjërat më elementare, ndërsa ka akuzuar Qeverinë për keqmenaxhim të mjeteve, duke e cilësuar atë si “qeveri të mafisë farmaceutike”.
“Në QKUK mungojnë edhe gjërat më elementare, ndërsa milionat shpërndahen pa hesap. Qeveri e mafisë farmaceutike”, shkruan Zemaj.



