Rrahmani: Veç ky shesh e detyron pushtetin e LV-së ta votojë ligjin dhe të angazhohet për mbrojtjen e çlirimtarëve
01 tetor 2026
| 08:27
Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për mosmarrjen e asnjë veprimi në raportim me dënimi e çlirimtarëve në Hagë.
Duke publikua pamje nga protesta e mbrëmshme, ai ka bërë me dije se vetëm forca e sheshit e detyron këtë pushtet të votojë projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Në profilin e tij në Facebook, ai iu ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e marshit sot.
“Veç ky shesh e detyron këtë pushtet me votu ligjin dhe me u angazhu në mbrojtje të çlirimtarëve! Shihemi nesër, më 1 tetor, në ora 16:00, në Sheshin Skënderbe”, ka shkruar ai.



