Sot marshi i 1 tetorit, bëhet thirrje për pjesëmarrje masive

01 tetor 2026 | 08:28

Protestë gjithëpopullore është thirrur për sot (e enjte) në orën 16:00 në Prishtinë për ta kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale për katërshen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protesta është thirrur nga platforma “Liria ka Emër” dhe do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”. Në një konferencë të mbajtur të mërkurën, anëtarë të kësaj platforme kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive.

Specialja shpalli fajtorë për kinse krime lufte dhe i dënoi me nga 25 vjet heqje lirie Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, ndërsa Kadri Veselin me 18 dhe Rexhep Selimin me 13.

Tash e 15 ditë me radhë po vazhdojnë protestat kundër vendimit të Speciales dhe në mbështetje për ish-krerët e UÇK-së. Përveç në Kosovë, protesta në kundërshtim të vendimit të Speciales janë mbajtur edhe në Shkup, në disa qytete të SHBA-së, në Kanada, Zvicër, Gjermani dhe Austri, teksa janë paralajmëruar protesta të reja edhe në Bruksel për datën 10 tetor.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, e ka kritikuar Qeverinë Kurti…