Nis gjykimi ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh

01 tetor 2026 | 14:35

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur shqyrtimi gjyqësor ndaj Fatmir Shehollit, i cili po përballet me akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale për spiunazh dhe shantazh.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Sheholli dyshohet se, deri më 9 tetor 2025, ka vepruar si person i rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë, BIA, duke zbatuar urdhrat e një zyrtari të këtij shërbimi, raporton “RTK”.

Prokuroria pretendon se ai ka siguruar informacione lidhur me aktivitetet politike, sigurinë dhe funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, të cilat më pas dyshohet se ua ka përcjellë zyrtarëve të BIA-s.

Në aktakuzë pretendohet gjithashtu se Sheholli ka zbatuar një plan operativ, të përgatitur nga një zyrtar i BIA-s serbe, me qëllim të dëmtimit të interesave të Republikës së Kosovës.

Tashmë, me nisjen e shqyrtimit gjyqësor, gjykata pritet të shqyrtojë provat dhe pretendimet e palëve në këtë rast.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka refuzuar të mbështesë kryeministrin…