“Çekiçi” i gjyqtarit Smith dhe silueta e Albin Kurtit, në pankartën e protestuesit në Prishtinë
01 tetor 2026
| 17:22
Një qytetar është shfaqur në protestën në Prishtinë me një pankartë ku paraqitet në mënyrë karikaturale kryetari i Trupit Gjykues, Charles Smith, i cili më 16 shtator shpalli aktgjykimin dënues ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Në karikaturë, Smith paraqitet me togën e gjyqtarit dhe një çekiç ku shkruan “BE”, ndërsa pranë pankartës shihet edhe silueta e kryeministrit Albin Kurti.
Protestat në Prishtinë po zhvillohen çdo natë që prej 16 shtatorit, kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.
Ndër kërkesat e protestuesve është edhe shfuqizimi ose ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale.



