Haziri: Asnjë vonesë nuk e pranojmë, do të dalim çdo ditë e çdo natë derisa të votohet ligji

01 tetor 2026 | 20:41

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka kërkuar votimin pa vonesë të projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke paralajmëruar vazhdimin e protestave deri në përmbushjen e kësaj kërkese.

Në një postim pas aksionit në Qeverinë e Kosovës, Haziri ka shkruar: “Një uniformë e UÇK-së dhe një kopje e ligjit për çdo deputet!”

Ai ka theksuar se protestuesit nuk do të pranojnë arsyetime apo shtyrje të votimit.

“Kërkesa jonë është e qartë: VOTOJENI LIGJIN! Asnjë arsyetim e asnjë vonesë nuk e pranojmë, do të dalim çdo ditë e çdo natë derisa kërkesa jonë të plotësohet”, ka deklaruar Haziri.

Sipas tij, votimi i këtij projektligji do të përcaktojë qëndrimin e deputetëve ndaj UÇK-së.

“Me këtë votim ndahet historia, në ata që ishin me UÇK-në dhe ata që ishin kundër”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin…