Telekomi i Kosovës hap programin për largim vullnetar nga puna, punëtorëve u ofrohen deri në 24 paga kompensim

02 tetor 2026 | 09:25

Telekomi i Kosovës ka hapur Programin e Ndërprerjes Vullnetare të Marrëdhënies së Punës me Kompensim Financiar, përmes të cilit punonjësit mund të aplikojnë vullnetarisht për përfundimin e marrëdhënies së punës kundrejt një kompensimi financiar.

Programi është miratuar nga Bordi i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës Sh.A., datë 1 tetor 2026.

Sipas kushteve të përcaktuara nga Telekomi, kompensimi ndryshon në varësi të moshës së punonjësit në momentin e ndërprerjes së marrëdhënies së punës.

Punonjësit nën moshën 61-vjeçare do të mund të përfitojnë kompensim në vlerën e 24 pagave mujore, bazuar në pagën mujore që kanë në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes.

Ndërkaq, për punonjësit 61-vjeç ose më të vjetër, kompensimi do të jetë në vlerën e 60 për qind të shumës totale të pagave që do t’u takonin deri në arritjen e moshës së pensionimit, gjithashtu bazuar në pagën mujore në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes. Afati për aplikim është deri më 12 tetor 2026, në orën 16:00.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Dy artistet e njohura, Dhurata Dora dhe Zeynep Bastik, kanë…