Shahini: Ku ishte prioriteti shtetëror? 102 milionë euro për pagat dhe 40.6 milionë për Hagën!

01 tetor 2026 | 11:05

Agim Shahini, kryetar Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ka thënë se Qeveria rialokon 102 milionë euro për paga dhe pagesa retroaktive, ndërsa rreth 20 milionë euro për pensionet.

Ai thotë se punëtorët dhe pensionistët meritojnë mbështetje, por shteti duhet të planifikojë edhe interesat e tij strategjike.

“Deri në shtator 2026, Kosova ka shpenzuar mbi 40.6 milionë euro për mbrojtjen dhe obligimet e lidhura me proceset në Hagë. Pas gjashtë vitesh, pyetja është e pashmangshme: A bëri Kosova që nga dita e parë gjithçka që ishte e mundur për mbrojtjen më të fuqishme juridike dhe çka është duke bërë sot? A pati strategji shtetërore ,a u angazhuan ekipet më të specializuara ndërkombëtare dhe a u përdorën të gjitha kapacitetet që kishte shteti? Prandaj Kuvendi dhe Qeveria duhet të veprojnë tani: analizë e plotë institucionale a mungoj përkushtim shtetëror, a kishte transparencë për shpenzimet dhe a është e nevojshme, ndryshime ligjore për një mekanizëm më të fuqishëm shtetëror të mbrojtjes juridike të çlirimtarëve në Hagë. Shteti nuk duhet të reagojë pasi kriza të ketë ardhur me vonesë. Shteti duhet të planifikojë, të mbrojë dhe të veprojë me kohë. Koha për përgjegjësi dhe veprim institucional është tani dhe nesër është vone” tha në fund Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB).

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kombëtarja e Kosovës do të përballet sot (e enjte) me…