ZKA-ja paraqiti përvojën në angazhimin e shoqërisë civile në auditimin e sektorit publik

30 shtator 2026 | 16:33

Ndihmësauditorja e përgjithshme Myrvete Gashi Morina, drejtoresha e Departamentit të Auditimit, Mjellma Dibra dhe drejtoresha e Departamentit të Auditimit, Blerina Krasniqi të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), më 23 dhe 24 shtator 2026 në Lisbonë morën pjesë në Konferencën XI të EUROSAI – OLACEFS, me titull “Angazhimi i shoqërisë civile në auditimin e sektorit publik”.

Konferenca trajtoi rolin e qytetarëve dhe shoqërisë civile në punën e institucioneve supreme të auditimit, duke ofruar mundësi për diskutime dhe ndarjen e praktikave ndërmjet institucioneve anëtare të EUROSAI-t dhe OLACEFS-it.

Në kuadër të sesionit kushtuar kësaj teme, ndihmësauditorja e përgjithshme Myrvete Gashi Morina paraqiti përvojën e ZKA-së në angazhimin e shoqërisë civile në auditimin e sektorit publik, duke ndarë praktikat e institucionit në këtë drejtim.

Programi i konferencës përfshiu gjithashtu sesione plenare dhe punëtori tematike, të fokusuara në forcimin e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve supreme të auditimit dhe shoqërisë civile.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Dizajni jashtëzakonisht i hollë dhe i qëndrueshëm, bateria me jetëgjatësi,…