Rilind Gërvalla zgjidhet zëvendësdrejtor i RTK-së, Arta Avdiu drejtoreshë e TV-së

02 tetor 2026 | 20:05

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës sot ka emëruar Arta Avdiun drejtoreshë të Kanalit Televiziv në gjuhën shqipe dhe Rilind Gërvallën zëvendësdrejtor të përgjithshëm për çështje programore dhe editoriale.

Komunikata e Bordit të RTK-së:

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës mbajti mbledhjen e radhës sipas agjendës së përcaktuar në rend dite. Sot, me datë 2 tetor 2026, në mbledhjen e mbajtur të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, u trajtuan çështje me rëndësi për funksionimin dhe menaxhimin e RTK-së. Në kuadër të rendit të ditës, Bordi shqyrtoi rekomandimet e Drejtoreshës së Përgjithshme të RTKsë lidhur me pozitat për anëtarët e lartë të menaxhmentit të RTK-së.

Pas shqyrtimit të rekomandimeve përkatëse, Bordi emëroi Arta Avdiun në pozitën e Drejtoreshës së Kanalit Televiziv në gjuhën shqipe të Radiotelevizionit të Kosovës, si dhe Rilind Gërvallën në pozitën e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm për çështje programore dhe editoriale të Radiotelevizionit të Kosovës.

Po ashtu, Bordi shqyrtoi çështjen lidhur me përbërjen e Komitetit të Auditimit të RTK-së dhe emëroi anëtarin e Bordit Flokart Aliun anëtar të brendshëm të Komitetit të Auditimit në RTK, si dhe shqyrtoi dokumentacionin lidhur me mjetet themelore jashtë përdorimit dhe miratoi propozimin për shitjen e tyre, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

Bordi i RTK-së vlerëson se plotësimi i pozitave të menaxhmentit të lartë është hap i rëndësishëm për forcimin e funksionimit profesional të transmetuesit publik dhe mbetet i përkushtuar për të mbështetur vazhdimin e procesit të kompletimit të strukturave drejtuese, si dhe për mbështetjen dhe mbikëqyrjen e menaxhmentit në përmbushjen e misionit të RTK-së. 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar…