Protestat kundër aktgjykimit, policia formoi kordon para Ministrië e Drejtësisë
02 tetor 2026
| 20:42
Protestuesit, në natën e 17 të protestave kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, kanë vazhduar protestën edhe tek Ministria e Drejtësisë.
Numri i madh i protestuesve, duke bartur pankarta me mesazhin ‘Jo në emrin tim’, u nisën drejt MD’së ku kërkuan të votohet ligji për Specialen.
Tek ministria u panë edhe një numër policësh të cilët kishin formuar një kordon, ndërsa në një moment, protestuesit hodhën edhe mjete piroteknike.



