Kombëtarja shqiptare mposhtet në Helsinki nga Finlanda
03 tetor 2026
| 17:37
Kombëtarja Shqiptare ka pësuar humbjen e parë në “Nations League”.
“Kuqezinjtë”, u mposhtën nga Finlanda me rezultat 2-1 duke u rrëzuar kështu nga vendi i parë.
Vlen të theksohet se Kombëtarja pati një mundësi për të marrë një penallti, por që nuk u aludua nga gjyqtari irlandez Rob Hennesey, ku po ashtu mori dhe karton të kuq pas përjashtimit të Etrit Berishës.
Golat u realizuan nga Leo Walta, me dy goditje të lira ndërsa për Shqipërinë ishte Rey Manaj që shënoi të vetmin gol.



