Jorge Jesus është konfrontuar nga një tifoz në aeroport, shkak Ronaldo
04 tetor 2026
| 14:11
Jorge Jesus është përballur me një moment të tensionuar në aeroportin e Portos, ku një tifoz e ka ofenduar trajnerin portugez, duke detyruar policinë të ndërhyjë.
Sipas raportimeve, tifozi i është drejtuar Jesusit me fjalët: “Nuk vlen as sa një thua i CR7.”
Incidenti vjen në një periudhë të tensionuar për trajnerin, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për raportet e tij me Cristiano Ronaldon dhe ndikimin e tij qe superylli portugez të largohet nga grumbullimi.



