Zidane me lëvdatë për Ronaldon: Ai më bëri të fitojë trofe të rëndësishëm
04 tetor 2026
| 13:22
Zinedine Zidane po kalon periudhën e tij të dytë në karrierë si trajner.
“Zizou”, mori këtë verë drejtimin e Kombëtares së Francës pas një pushimi pesëvjeçar, ku e zëvëndësoi Didier Deschampin.
Duke kthyer kohën mbrapa, ai lavdëroi ish-lojtarin e tij te Reali, Cristiano Ronaldo pas situatës së tij me Portugalinë ku u largua nga kampi pas mosaktivizimit të tij nga Jorge Jesus.
“Duhet ta përshëndesim karrierën e tij të shkëlqyer. Pata mundësinë ta kisha me vete. Më ndihmoi të fitoj trofe të jashtëzakonshëm. Kam shumë respekt për të gjithë lojtarët dhe veçanërisht për Cristianon”, u shpreh Zidane.



