Ligjin për Gjykatën Speciale duhet ta votojmë në të dy leximet

05 tetor 2026 | 08:15

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar që sot të votohet ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke e cilësuar këtë si një veprim institucional në mbrojtje të atyre që luftuan për çlirimin e vendit.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Ramadani ka thënë se kjo është një ditë përgjegjësie dhe ka bërë thirrje që ligji të miratohet në të dy leximet.

“Sot është një ditë përgjegjësie. Ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale është një veprim institucional në mbrojtje të së drejtës dhe të dinjitetit të atyre që luftuan për çlirimin e vendit. Ligjin duhet ta votojmë në të dy leximet. Sot!”, ka shkruar Ramadani.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një ngarkesë prej 103 tonësh mish viçi i ngrirë, me…