LDK-ja: Nuk mund të bëhemi pjesë e kësaj nisme
05 tetor 2026
| 10:52
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, tha se partia e saj nuk mund të bëhet pjesë e nismës për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Ajo u bëri thirrje deputetëve që, gjatë votimit, të veprojnë “në interes të drejtësisë”.
“Për LDK-në, lufta e UÇK-së është e shenjtë”, tha Lushaku-Sadriu, raporton Rel.
Ajo argumentoi se miratimi i ndryshimeve nga Kuvendi nuk garanton zbatimin e tyre dhe se nisma “mund të mos prodhojë efekt juridik”.



