‘Vendimi i tij’, Jorge Jesus ia lë të hapur ‘derën’ e rikthimit të CR7 te Portugalia
Jorge Jesus ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo mund të rikthehet te Kombëtarja e Portugalisë për grumbullimin e ardhshëm, duke lënë të kuptohet se përplasja mes tyre tashmë është tejkaluar.
Pas fitores 2-1 ndaj Norvegjisë në Ligën e Kombeve, trajneri portugez u pyet për situatën me yllin e Al Nassr.
Ronaldo kishte tërhequr vëmendjen ditët e fundit pasi u largua nga grumbullimi i Portugalisë, pas një mosmarrëveshjeje me Jesusin për shkak të mosaktivizimit në ndeshjen e parë ndaj Norvegjisë.
Megjithatë, Jesus tani ka bërë të qartë se dera e Kombëtares është e hapur për 41-vjeçarin.
“Cristiano Ronaldo do të ftohet për grumbullimin e ardhshëm, nëse ai dëshiron të rikthehet”.
“Është vendimi i tij. Unë jam gati ta ftoj nëse ai do të luajë me Al Nassr”, shtoi trajneri portugez.
Kështu, rikthimi i Ronaldos te Portugalia tashmë varet nga vetë lojtari, ndërsa Jesus ka sinjalizuar se konflikti mes tyre është lënë pas.




