Hamza: Ligji për Specialen dhe presidenti janë çështje të ndara
05 tetor 2026
| 12:15
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se Ligji për Dhomat e Specializuara dhe çështja e presidentit janë dy çështje të ndara.
“Nuk është ligji çështje e marrëveshjeve të tjera politike për pozita”, ka deklaruar Hamza para medieve.
Ai ka thënë se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, mund të ketë takime, por ka theksuar se çështjet duhet të trajtohen ndaras.
Një takim mes Hamzës dhe Kurtit është paralajmëruar të mbahet pas orës 12:00. Mbetet të shihet nëse palët do të arrijnë marrëveshje për çështjen e presidentit.



