Sami Kurteshi i LV-së përfshihet në përleshje me protestues, njëri i vërsulet nga rrethojat (video)
05 tetor 2026
| 12:28
Sami Kurteshi i Vetëvendosjes, këshilltar ligjor në Presidencë, është përfshirë në një përleshje fizike me protestues.
Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, Kurteshi fillimisht i ka marrë një gazetareje mikrofonin nga dora, ndërsa më pas e ka goditur në dorë një qytetar.
Më pas, një qytetar i është vërsulur Kurteshit nga rrethojat.
Edhe pas tërheqjes së tij nga Policia e Kosovës, Kurteshi ka vazhduar të qëndrojë në oborrin e Presidencës, ku protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike.



