Mes thirrjesh ‘tradhtare’ e krismave të mjeteve piroteknike, Gërvalla ngutet për të hyrë në Kuvend (video)

05 tetor 2026 | 12:36

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka arritur në Kuvendin e Kosovës para pak minutash.

Në hyrje të objektit të Kuvendit, ajo është përcjellë me brohoritje nga protestuesit, të cilët e kanë quajtur edhe “tradhtare”.

Gjatë hyrjes në Kuvend janë dëgjuar edhe krisma të mjeteve piroteknike, gjë që ka bërë që Gërvalla të ngutet për të hyrë brenda objektit të Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Sami Kurteshi i Vetëvendosjes, këshilltar ligjor në Presidencë, është përfshirë…