Dogana tregon sa cigare lejohen të futen pa doganë në Kosovë
05 tetor 2026
| 15:32
Dogana e Kosovës ka njoftuar udhëtarët për kufijtë sasiorë të produkteve të duhanit që mund të futen në vend pa detyrime doganore.
Sipas njoftimit në “Facebook”, udhëtarët mund të lejohen të fusin pa detyrime doganore deri në 200 cigare, 100 cigarillo me peshë deri në 3 gramë secila, 50 puro ose 50 gramë duhan për tymosje.
Lejohet po ashtu një përzierje proporcionale e këtyre produkteve, në përputhje me kushtet e përcaktuara me legjislacionin doganor.
“Dogana e Kosovës u bën thirrje udhëtarëve që të respektojnë rregullat dhe kufijtë e përcaktuar gjatë hyrjes në Republikën e Kosovës”, është thënë në njoftimin e Doganës së Kosovës.



