Mes gazit lotsjellës, Policia ndjek protestuesit edhe në rrugë

05 tetor 2026 | 20:13

Është hedhur gaz lotsjellës gjatë protestës që po zhvillohet pranë Kuvendit të Kosovës. Policia ka filluar të i ndjek protestuesit edhe në rrugë.

Gjendja shëndetësore e disa protestuesve është keqësuar. Derisa grupe të tjera të protestuesve nuk janë dorëzuar dhe kanë vendosur barikada në rrugë.

Teksa gjatë gjithë ditës është bërë thirrje që nuk do të lejohen të dalin nga Kuvendi deputetët pa e votuar Ligjin për Specialen, të njëjtit, kur përfundoi seanca plenare, me ndihmën e policisë kanë vendosur të largohen.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shkruan: Hajdin Abazi Për politikën nuk ka asgjë të pamundur.…