Gazi lotsjellës depërton brenda Kuvendit, largohen deputetët

05 tetor 2026 | 19:32

Policia e Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës pranë hyrjeve të Kuvendit të Kosovës, ku janë mbledhur protestuesit pas moshedhjes në votim, në lexim të dytë, të Ligjit për Dhomat e Specializuara, raporton Ekonomia Online.

Protestuesit kanë bllokuar hyrjet e Kuvendit, duke penguar për disa orë daljen e deputetëve dhe gazetarëve nga objekti.

Deputetët kanë qëndruar të bllokuar brenda Kuvendit për orë të tëra, ndërsa deri më tani nga objekti janë larguar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputetët e Vetëvendosjes kanë nisur të largohen nga Kuvendi i…