Protesta shpërndahet përkohësisht pas përdorimit të gazit lotsjellës nga Policia
05 tetor 2026
| 20:28
Protesta para Kuvendit të Kosovës është shpërndarë përkohësisht mbrëmjen e së hënës, pasi Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, raporton Ekonomia Online.
Situata para Kuvendit është tensionuar pasi protestuesit kanë bllokuar hyrjet dhe daljet e objektit, duke kërkuar që deputetët të mos largohen pa përfunduar procedurat për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Përdorimi i gazit lotsjellës ka bërë që protestuesit të largohen nga zona.
Më herët gjatë ditës, protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të Kuvendit, ndërsa Policia ka njoftuar se ka ndërmarrë masa ndaj një personi të dyshuar për hedhje të mjeteve piroteknike.



